Lista Serbe: Opozita në Serbi dëshiron ta njoh shtetin e Kosovës

Lista Serbe ka deklaruar se partitë opozitare serbe duke ditur se si bazë të fortë elektorale kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka Kosovën, janë në përpjekje të ndalojnë procesin zgjedhor në Kosovë.

Lajme

23/03/2017 16:00

“Shfaqje të tilla vetëm sa kanë nisur, ata dhe mentorët e tyre shihet se janë në përpjekje të ‘godasin’ në ditën e zgjedhjeve. Opozita preferon që në këtë proces zgjedhor të akuzoj për mashtrim”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

Kjo listë ka shtuar se më këto veprime opozita serbe tregon se dëshiron ta njoh Kosovën.

Partitë opozitare serbe kanë deklaruar se Vuçiq është duke përdorur metodat e Millosheviqit i cili më parë ka vjedhur vota nga Kosova./Lajmi.net/