Lista Serbe ende e pa vendosur nëse do ta përkrah PAN-in

Lista Serbe ka përfunduar regjistrimin e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

27/07/2017 12:12

Pas regjistrimit, deputeti nga radhët e kësaj liste, Sasha Milosavljeviq ka thënë se nuk kanë marrë vendim ende se a do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit si dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Ai ka deklaruar se pritet të kenë takime ku Lista Serbe do t`i shpalosë kushtet e saj, derisa ka pranuar se  është e natyrshme që të marrin këshilla nga Beogradi për krejt situatën politike në vend.