Lirohet nga detyra drejtori i Arsimit në Prishtinë

Jonuz Salihaj, është liruar nga detyra e drejtorit të Arsimit të Prishtinës.

Lajme

19/02/2019 18:02

Me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është liruar nga detyra, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Me kërkesë të partnerit të koalicionit (AAK), z. Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/