Lirohen Ferdije Zhushi dhe Armend Muja

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencionin Kosovar të Akreditimit, Ferdije Zhushi-Etemi dhe ish zyrtari i UNDP-së Armend Muja, të cilët ishin arrestuar dje nga policia e Kosovës, janë liruar sot. Ndaj tyre është caktuar masa e lajmërimit në stacionin policor një herë në javë.

Lajme

26/11/2014 13:10

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencionin Kosovar të Akreditimit, Ferdije Zhushi-Etemi dhe ish zyrtarin e UNDP-së Armend Muja të cilët ishin arrestuar dje nga policia e Kosovës.

Ndonëse janë liruar nga arresti, ndaj Zhushit dhe Mujës është caktuar masa e lajmërimit në stacionin policor një herë në javë. Me të liruar dy nga të dyshuarit i kanë hedhur poshtë akuzat duke thënë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj.

“Drejtësia do ta kryej punën e saj ne do ta kryejmë punën tonë”, ka thënë Ferdije Zhushi me tu liruar nga arresti.

Zhushi dhe Muja ishin arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe marrjen e ryshfetit./Zeri/


——————————–

Në seancën e parë ndaj udhëheqëses së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Ferdije Shushi-Etemi dhe Armend Mujës ish-zyrtarë i UNDP-së, është kërkuar masa e arrestit shtëpiak.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Suad Kuraja, ka kërkuar arrest shtëpiak për Ferdije Shushi- Etemin dhe Armend Mujën, të ndaluar dje për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Gëzim Kollçaku, avokat i Ferdije Zhushit tha për KALLXO.com se prokurori i rastit ka kërkuar arrest shtëpiak, ndërsa mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë.

“Të pakënaqur edhe me këtë masë të kërkuar, ne kërkuam që klienti  im të mbrohet në liri pasi ato vepra për të cilat ajo dyshohet, ne besojmë se nuk janë kryer nga ajo. Kemi bindjen që mbrojtësja ime do të lirohet”, tha Kollçaku.