Lirimi i taksave për import të barnave, nuk po e ulë çmimin e tyre

Depot farmaceutike do të fitojnë pesë milionë euro në vit nga heqja e taksës doganore prej 10 për qind për ilaçet e Bashkimit Evropian, nëse nuk do të zbresin çmimet e ilaçeve në treg. Kjo bazuar në përllogaritë e importit të produkteve farmaceutike të bëra gjatë vitit 2014 dhe tetë muajve të parë të vitit 2015.

Lajme

03/10/2015 08:44

Gjatë këtyre muajve, në tregun e Kosovës janë importuar rreth 89 milionë euro ilaçe vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilave ilaçe iu është paguar taksë doganore në vlerë prej 10 për qind.

Të dhënat e importit për këtë periudhë kohore janë siguruar nga Doganat e Kosovës, ku jepen detaje mbi origjinën e ilaçeve.

Ndërkohë, në total, për këtë periudhë kohore janë importuar ilaçe në vlerë prej 101 milionë euro, përfshirë edhe ilaçet që në Kosovë kanë hyrë nga vendet që janë të përfshira në marrëveshjen për tregti të lirë të CEFTA-s. Nga të dhënat e doganave për periudhën 2014-shtator 2015 nga vendet e CEFTA-s, janë importuar ilaçe në vlerë prej 12.5 milionë euro./Zëri/