Lirimi i Noizy pas incidentit, i çuditshëm (VIDEO)

Plaga e plumbit në kofshë nuk e pengoi rep-artistin Noizy të këndojë për adhuruesit e tij pas përleshjes me reperin Cozman dhe grupit të tij.

ShowBiz

14/09/2016 21:01

Mirëpo, njohësit e çështjeve të sigurisë po mendojnë se Rigels Rajku i njohur si Noizy do të duhej të mbahej në polici pas incidentit ku u përdorën armët e zjarrit.

Lidhur më këtë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Klanit se vendimin për lirimin e dy artistëve nga Shqipëria e ka marrë prokuroria.

Ndërsa, zëdhënësi i Këshillit Prokurioral të Kosovës, Ekrem Lutfiu, nëpërmjet postës elektronike ka thënë se nuk mund të jap detaje rreth këtij rasti për shkak se është në fazën e hetimeve.

Për këtë rrahje në polici po mbahen Ylber Abdullahu , i njohur si Cozman dhe Albert Krasniqi.

Avokati i Cozman, Asdren Hoxha, mohoi se klienti i tij po akuzohet për tentim vrasje.

Hoxha po pret që klienti i tij të lirohet të enjten pas skadimit të ndalimit policor prej 48 orëve.

YouTube player