Limoni, mrekullia e pastrimit

Limoni si frut është cilësuar si “ detergjenti” më i mirë për pastrim të elementeve të shtëpisë si dhe gjërave të tjera. Disa nga gjërat të cilat mund t\'i përdorim duke shfrytëzuar limonin mund të jenë:


Lifestyle

21/04/2014 01:12

Gjësendet nga bakri

Bakri është metal i cili karakterizohet si material i ndjeshëm për nga përbërja andaj detergjentët do të ishin shumë jo adekuate për pastrimin e tij, andaj lëngu i limonit do të ishte zgjidhje shumë e qëlluar pasi që limoni si acid gërryen gjithë papastërtitë.

Lani enët

Larja e enëve me anë të limonit do të konsiderohej si shumë e shëndetshme, së paku disa here në muaj, pasi që njëkohësisht përpos larjes bëhet edhe dezinfektimi i enëve të lara.

Zbardhoni  dhëmbët

Vitamina C të cilën e posedon limoni mundëson pastrimin e thellë si dhe zbardhjen e tyre, e në të njejtën kohë lëngu i tij mban gojën të freskët dhe largon erërat e pakëndshme.

Krijoni aromatizues për shtëpitë tuaj

Limoni përpos mundësive që ofron për pastrim, ka një aromë shumë të këndshme dhe ofron ndjenjë freskie  për ta vendosur si aromatizues natyral brenda hapsirave në të cilat qëndrojmë.

Një përzierje e lëngut të limonit dhe ujit në një shishe spërkatëse do mjaftonte që shtëpia jonë të ketë aromë të jashtëzakonshme freskie.