Limaj: Kosovës i duhet një Qeveri që i jep vizion dhe drejtim vendit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është duke zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës.

Lajme

29/05/2017 15:39

Në këtë takim ai u ka bërë thirrje të rinjve që të mos e humbin shpresën dhe vullnetin, pasi nuk është zgjidhja largimi nga vendi.

“Mos u zhgënjeni dhe mos e humbni shpresën. Vendi është i juaji dhe mos gaboni të zhgënjeheni. Ne do të krijojmë fondin e vetëpunësimit, fond i cili do të shpërndahet në qendrat rajonale e ku djemtë e vajzat do të mund të paraqesin idetë e tyre kreative, dhe të sigurojnë punë”, tha Limaj para prishtinasve, raporton lajmi.net

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e cila i jep vizion dhe drejtim vendit, që sipas tij bëhet duke marrë vendime të rëndësishme për shtetin.

“Kosova e ka pas një problem. Nuk kemi pasur qeferi reformatore, qeveri të fuqishme e cila futet thellë dhe bën punë të mëdha. Kosovës i duhet një qeveri e cila i jep vizion dhe drejtim vendit, çka bëhet me vendosmëri dhe qartësi”, theksoi lideri i Nismës për Kosovën.

Limaj gjithashtu theksoi se partia që drejton nuk jep premtime të mëdha e ‘kallbllak fjalë’, por harton programe konkrete për qytetarët. /Lajmi.net/