Limaj: Kjo ishte protesta më madhështore e mbajtur në Kosovë

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, pas protestës së sotme ka falënderuar pjesëmarrësit.

Lajme

17/02/2016 21:23

 

Ai e ka cilësuar këtë protestë si më “madhështoren të mbajtur ndonjëherë” në Kosovë./lajmi.net

Lexoni deklaratën e plotë të Fatmir Limaj:

Të nderuar qytetarë, aktivistë të opozitës, ju të nderuar anëtarë e simpatizantë të NISMA për Kosovën, ju falënderoj për pjesëmarrjen e juaj masive sot në protestën më madhështore të mbajtur ndonjëherë në Kosovën tonë.

Protesta e sotme madhështore e paqësore, tregoj edhe njëherë se populli është ngritur në mbrojtje të shtetit dhe nuk do të ndalet deri në largimin e shkelësve të Kushtetutës dhe nxitësve të konfliktit e dhunës.

Nuk kishte mënyrë më të mirë e më të dinjitetshme se kjo pjesëmarrje e juaj masive sot, sot ishte ditë e shenjtë për gjithë ne, sot edhe ishte dita për të treguar se Kosova është në mbrojtje të shtetit.