Limaj: Është koha për Qeveri me reforma të thella për të nxitur zhvillim ekonomik

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjilanit.

Lajme

27/05/2017 16:22

Ai ka thënë se gjatë mandatit që koalicioni PDK-AAK-Nisma pritet ta drejtojë, do të krijohen së paku 25.000 vende të reja të punës, raporton lajmi.net

Limaj ka deklaruar se në Kosovë është kohë për ta krijuar një Qeveri me reforma të thella, që nxit zhvillim ekonomik dhe punësim.

“Qeveria duhet të ketë bashkëpunimi me bizneset e vogla dhe të mesme, e me sektorin e bujqësisë. Shteti duhet të ndërtojë kontrata me biznesin për punësimin e një punëtori që është në pritje në qendër sociale. Dhe për vitin e parë shteti tia paguajë rrogën”, ka thënë Limaj gjatë prezantimit të planit qeverisës.

Pas vitit të parë sipas Limajt, biznesi do ta merrte përsipër pagesën e atij punëtori.

Lideri i Nismës për Kosovën, ka thënë gjithashtu se do të ngritet paga minimale në sektorin privat. /Lajmi.net/