Limaj e mbledh Degën e Gjakovës, impresionohet nga puna e tyre

Fatmir Limaj kohëve të fundit po përballet me largime të anëtarëve të NISMA për Kosovën. Ai të premten ka mbledhur Degën e Gjakovës për të cilën u raportua se u largua nga NISMA. Në këtë takim s’ka marrë pjesë edhe themeluesi tjetër i NISMA-s, Jakup Krasniqi.

Lajme

16/01/2015 17:03

Lexojeni të plotë njoftimin:

Sot së bashku me anëtarë tjerë të Kryesisë së Nisma-s për Kosovën, isha për takim pune në qytetin e Gjakovës, ku takova kryetarin e degës së Nisma për Kosovën – dega në Gjakovë, Fazli Hoxha dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës në këtë degë.

U impresionova me organizimin dhe punën që po bënë dega e Nisma për Kosovën në Gjakovë, për përkushtimin dhe vullnetin e madh që kanë këto struktura për tu angazhuar fuqishëm të punojnë dhe shërbejnë për qytetarët e Gjakovës.

Synimi i tyre për punë të mbara dhe në shërbim të qytetarëve të Gjakovës, sigurisht që meriton respekt dhe mirënjohje të thellë. Kjo degë dhe këta njerëz të mirë, çdo herë do të kenë mbështetjen time dhe të Nismës për Kosovën.

Ndërkaq, para dy ditësh, është raportuar se dega në Gjakovë ka filluar të përçahet pasi nga aty kanë filluar të largohen disa anëtarë të këtij subjekti.