Ligji shkelet edhe brenda institucioneve

Ligji kundër duhanit javëve të fundit është shkelur jo vetëm nga individë, por edhe nga zyrtarët e gjykatave dhe nga institucionet qeveritare. 

Lajme

21/10/2014 08:53

Institucionet e angazhuara për implementimin e këtij ligji, po ashtu kanë bërë të ditur se janë shtuar ankesat dhe denoncimet.

Ata vlerësojnë se duhet shtuar inspektimet dhe veprimet e gjykatave ndaj shkelësve.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se ditëve të fundit në numrin e kontaktit që pranon ankesat e qytetarëve për shkelje të Ligjit për kontrollin e duhanit, ka pasur dhjetëra denoncime nga qytetarët.

“Ka pasur ankesa për disa lokale ku qytetarët kanë denoncuar shkeljen e Ligjit dhe ka pasur një ankesë edhe për një dyqan privat që u shet fëmijëve cigare jo me pako, por me copë. Nëse i referohemi krejt vitit, përmes këtij numri ka pasur rreth 300 denoncime të shkeljes së Ligjit për kontrollin e duhanit”, ka thënë ai për Koha Ditore.

Hoti ka treguar se vëtëm javën e fundit se janë denoncuar shtatë kafiteri në Ferizaj dhe pesë në Prishtinë të cilat lejojnë pirjen e duhanit.

Por, janë edhe bufe të ministrive të cilat po ashtu shkelin ligjin e duhanit.

Bëhet fjalë për bufenë në Ministinë e Infrastrukturës si dhe në bufenë e objektit qeveritar (ish-Rilindja) në katin e 18-të, ku po shkilet ky ligj.