Liga e Kampionëve: Short i vështirë për Barcelonën

Barcelona mund të shortohet me disa skuadra të mëdha evropiane në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/12/2018 09:23

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona, me 14 pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje, është renditur në vendin e parë të grupit B.

Katalanët në fazën e eliminimit direkt, do të shortohet me skuadrat e vendeve të dyta nga faza e grupeve.

Deri më tani, janë mësuar disa nga kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës, shkruan lajmi.net.

Pesë herë kampionët e kësaj gare, rrezikojnë të përballen me skuadra si Liverpool, Roma, Juventus, Manchester United, Bayern Munich, Ajax dhe Manchester City.

Faqja e Barcelonës në Twitter, ka publikuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm me të cilët mund të përballën në 1/8 e finales./Lajmi.net/