Liburn Aliu tallet me logon e të larguarve nga Vetëvendosja

Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje është tallur me logon e re që prezantuan sonte deputetët e GDP’së, të cilët kanë marrëveshje me Kaqusha Jasharin rreth transformimit të partisë SDP

Lajme

08/05/2018 22:41

12 deputetë u shkëputën nga VV dhe krijuan GDP’në, kurse tash janë bërë me parti. Në këtë kuadër, sot kanë prezantuar logon e re të Partisë Social Demokrate të Kosovës.

Ndërkohë, Liburn Aliu ka tallur këtë logo përmes një statusi në Facebook.

Për të larguarit nga Vetëvendosje ka folur sot edhe Albin Kurti, i cili ka thënë që disa prej tyre e dinë që kanë gabuar, madje me përkrahje nuk janë as në nivelin e ish-partisë FER.