LG sjell televizorin gjigant

Edhe pse u duk sikur Samsung do të ishte surpriza e konferencës në Berlin me televizorin e parë gjigant 98 inç 4K Ultra HD, supriza erdhi nga një kompani tjetër. Kompania LG ka bërë paraqitjen e saj surprizë me televizorin me ekran 77 inç, i cili përbëhet nga një teknologji mikse, një panel OLED i…

Auto & Tek

08/09/2013 10:27

Edhe pse u duk sikur Samsung do të ishte surpriza e konferencës në Berlin me televizorin e parë gjigant 98 inç 4K Ultra HD, supriza erdhi nga një kompani tjetër.

Kompania LG ka bërë paraqitjen e saj surprizë me televizorin me ekran 77 inç, i cili përbëhet nga një teknologji mikse, një panel OLED i lakuar, që e bën unike nga pajisjet e tjera.

LG nuk ka ndarë shumë detaje teknike rreth televizorit, imazhi i shfaqur në ekran është tejmase i pastër dhe i qartë njësoj si një imazh i prodhuar nga televizori LG 55 inç 55EA9800.

Por, ky zgjerim i imazhit prej 22 inç e bëjnë këtë eksperiencë të paharrueshme.

Në këtë fazë televizori është thjesht një koncept, por nuk ka asnjë dyshim që LG do bëjë të pamundurën për të qenë lider midis konkurrentëve.