LG sjell laptopin më të lehtë 17 inç në botë

Pak javë para panairit elektronik të CES-it, LG sjell laptopin e saj të ri.

Auto & Tek

14/12/2018 13:15

Ndërkohë që shumë prodhues janë mbështetur në laptop të vegjël dhe të lehtë në vitet e fundit, LG dëshiron ta zgjerojë këtë prirje në pajisje më të mëdha, transmeton lajmi.net.

Nën emrin e modelit LG, kjo kompani sjell laptopin më të lehtë, edhe pse është 17 inç, ky laptop peshon  vetëm 1.35 kilogram.

Ky është edhe më i lehtë se Macbook Pro.

Bateria e integruar duhet të rezistojë gjithashtu 19.5 orë – një vlerë që gjithashtu tingëllon si një rekord, por në praktikë ende duhet të provohet.

Sa do të na kushtojë laptopi, është ende e paqartë. Në SHBA , LG është renditur në 1699 dollarë. /Lajmi.net/