LG shfaqë modelin lëkurë-veshur G4

LG ka qenë duke e testuar celularin e ardhshëm G4 për disa kohë, por tani kanë mbërritur imazhet e para të tij.

Auto & Tek

13/04/2015 11:42

Disa imazhe të këtij modeli ishin shfaqur gjatë vikendi në profilin e Evan Blass, të cilat tregonin se si celulari i ri nga LG do të duket.

Falë këtij para-zbulimi, ne tani mund ta shohim LG G4 nga të gjitha këndet, transmeton Lajmi.net.

Imazhet zbulojnë atë që duket të jetë një celularë i veshur me lëkurë nga mbrapa. Ka të paktën rreth gjashtë mbështetje të ndryshme prej lëkure, dhe tre mbështetës tradicional prej plastike.

Versionet me lëkurë sigurisht se do të kushtojnë më shtrenjtë, përderisa ekziston edhe një çantë LG Quick Circle që ka një dritare për ta lejuar përdoruesin që t’i shoh njoftimet edhe kur ajo është e mbyllur.

Veçoritë e këtij celulari përfshijnë një ekran 5.5 inç HD, një bateri të zëvendësueshme 3,000mAh dhe një hapësirë për mikro-kartë SD.

Këto janë pak detajet e zbuluara, por ne presim që të zbulohen edhe më shumë detaje gjatë konferencës së LG më 28 prill. Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e zbuluara.

lg-g4-microsite-leak10.0 lg-g4-microsite-leak13.0lg-g4-microsite-leak11.0lg-g4-microsite-leak15.0 (1)lg-g4-microsite-leak14.0lg-g4-microsite-leak4.0 lg-g4-microsite-leak5.0lg-g4-microsite-leak2.0 lg-g4-microsite-leak3.0lg-g4-microsite-leak6.0 lg-g4-microsite-leak7.0lg-g4-microsite-leak7.0lg-g4-microsite-leak8.0lg-g4-microsite-leak9.0 (1)lg-g4-microsite-leak9.0