LG prezanton telefonin G Pro 2

Ashtu siç pritej, LG e ka prezantuar telefonin më të ri, LG G Pro 2, para Mobile World Congress, që mbahet në Barcelonë. Ky është një telefon-tabletë me specifika impresionuese, por pa ekranin e shumëfolur 2K. Telefoni i ri ka një ekran prej 5,9 inç me një rezolucion Full HD 1.080 me një kornizë shumë…

Auto & Tek

15/02/2014 11:22

Ashtu siç pritej, LG e ka prezantuar telefonin më të ri, LG G Pro 2, para Mobile World Congress, që mbahet në Barcelonë.

Ky është një telefon-tabletë me specifika impresionuese, por pa ekranin e shumëfolur 2K.

Telefoni i ri ka një ekran prej 5,9 inç me një rezolucion Full HD 1.080 me një kornizë shumë të hollë dhe përmban butona edhe në pjesën e pasme të tij, dhe është i formuar me një dimension prej 157,9 × 81,9 × 8,3 mm.

I riu LG G Pro 2 do të përmbajë LTE e LTE Advanced dhe mund të llogarisë në një procesor të avancuar Qualcomm Snapdragon 800 A 2,26 GHz, sistem të grafikës Adreno 330, të cilit i janë bashkuar 3 GB RAM.

Kapaciteti i ‘magazinimit’ është 16 ose 32 giga bytes, ndërsa e ka një vend të caktuar për ta futur mikro kartelën SD, kurse bateria është 3.200 mAh. Kamera e G Pro 2 është aq impresionuese, sa pritej.

Ajo ka një sensor prej 13 MP, stabilizator optik dhe mund të xhurojë filma me rezolucion 4K, ndërsa përmban gjithashtu një mënyrë të kamerës së ngadalshme prej 120 shkrepjesh për sekondë me cilësi HD (720p no Full HD).

Ndër të tjera, kamera e pasme e posedon një cilësi prej 2,1 MP. Një tjetër detaj interesant i kamerës është se e përfshinë një teknologji të quajtur Magic Focus, e cila ju mundëson ta rifokusoni pamjen, edhe pas marrjes së saj, një stil që mund ta bëjnë vetëm kamerat Lytro.

Telefoni do të vijë me versionin 4.4 të Android dhe do ta ketë sistemin “KnockOn”, që jua mundëson ta hapni telefonin duke e mbuluar dy herë ekranin, ndërsa mund ta zhbllokoni telefonin duke e përdorur “KnockCode”, me prekje të veçanta të ekranit.

Sidoqoftë, nuk janë dhënë ende data konkrete se kur do të jetë në dispozicion telefoni fantastik G Pro 2, edhe pse shpresohet që LG të japë më shumë detaje të këtij telefoni në Kongresin Botëror të Telefonave.