LG paraqet telefonat ekonomikë

Shumë shpejtë, gjigantët e teknologjisë do t’i prezantojnë telefontat e tyre dhe pajisjet tjera në Kongresin Botëror të Mobilave në Barcelonë. Për këtë, secila kompani që e ka një produkt të ri për ta prezantuar, po e bën këtë tash, për të mos e lënë në ditën e evenimentit, kur pritet të dominojnë produktet si…

Auto & Tek

18/02/2014 08:37

Shumë shpejtë, gjigantët e teknologjisë do t’i prezantojnë telefontat e tyre dhe pajisjet tjera në Kongresin Botëror të Mobilave në Barcelonë.

Për këtë, secila kompani që e ka një produkt të ri për ta prezantuar, po e bën këtë tash, për të mos e lënë në ditën e evenimentit, kur pritet të dominojnë produktet si Galaxy S5 apo Xperia Z2.

Kështu, LG, i cili ditë më parë e prezantoi telefonin/tabletën G Pro 2, e ka prezantuar po ashtu një gjeneratë të re të serisë L të telefonave, të quajtur LG L Series III.

Seria përfshin tre smartphone të llojit mesatar, 3,5, 4,5 e 4,7 inç, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e posedon konektimin 4G. Ata vijnë me versionin e fundit të sistemit operativ Android 4.4 Kit Kat.

Modeli më i vogël, LG L 40 e ka një ekran prej 3,5 inç me një rezolucion 480×320 pikselë, me një pricesor me dy bërthama prej 1,2GHz me 512MB RAM. Ai ka hapësirë 4GB me një kamerë të pasme prej 3MP, ndërsa nuk ka kamerë përpara. Bateria do të jetë 1.700 mAh.

Modeli i dytë, LG L 70 e ka një ekran 4,5 inç me teknologji IPS dhe me rezolucion 800×480 pikselë. Gjithashtu, ai ka procesor me dy bërthama 1,2 GHz, 1GB RAM, kurse në këtë rast përfshihen dy kamera: ajo përpara e ka një rezolucion VGA, kurse ajo prapa do t’i ketë nga 5 deri në 8MP.

Ky telefon do të ketë hapësirë të brendshme prej 4GB dhe bateria në këtë rast është 2.100 mAh. Modeli i fundit, më i madhi, LG 90, disponon një ekran të teknologjisë IPS prej 4,7 inç, me një rezolucion më të lartë, 960×540 pikselë.

Procesori është me katër bërthama prej 1,2GHz, të cilit i bashkohet 1GB RAM. Në këtë rast, hapësira e brendshme është më e madhe, 8GB. Kamerat janë: 8,0MP prapa dhe 1,3MP përpara, ndërsa bateria do të jetë 2.540 mAh.

Për momentin, data e disponueshmërisë së tyre në treg dhe çmimi, janë të panjohur, edhe pse shpresohet të jenë në të njëjtin nivel me telefonat aktualë të serisë L dhe LG.