Sipas LB-së, bisedimet e tanishme po përcillen me refuzim kategorik të presidentit si udhëheqës të bisedimeve, në njërën anë, dhe insistimit të palëkundur të tij për t’i vazhduar ato.
“Pra, në të dy fazat e bisedimeve, si pozitë ashtu edhe opozitë, nuk kanë pasur asnjëherë qëllim arritjen e konsensusit dhe nxjerrjen e platformës për bisedime. Të dy palët, çështjen e bisedimeve e kanë konsideruar si një aset për të bërë luftë politike partiake”, thuhet më tej.
Lëvizja për Bashkim u bën thirrje të gjitha forcave politike që në këto momente vendimtare për vendin, ta lënë anash betejën në mes vete për interesa partiake dhe që të punojmë të gjithë se bashku që ta bëjmë më të mirën për vendin tonë.
“Është kohë e vendimeve të mëdha, prandaj edhe përgjegjësia e secilit do të jetë e madhe. Lëvizja për Bashkim e ka ofruar propozimin e saj për platformë dhe pret një përgjegjshmëri të tillë edhe nga subjektet tjera politike. Çdo gjë tjetër është lojë politike”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim. /Telegrafi/