“Letër gruas sime… të cilën asnjëherë nuk e kam dashuruar”

Letër të cilën ndoshta gjithmonë ke dëshiruar ta shkruash.

Bota

12/03/2016 11:56

 

Lajmi.net, më poshtë e sjell për ju një rrëfim shumë interesant nga një 30 vjeçar i cili gjatë tërë lidhjes së tij nuk ka qenë i lumtur, megjithatë kishte pranuar të martohet vetëm që t’i mbajë prindërit e tij të lumtur, e jo që ky dëshironte.

Tani ai dëshiron të ndahet nga gruaja, por që nuk dëshiron ta lëndoj atë.

“Nuk jam i sigurt nga të filloj – këtë tetor, ne do i mbushim 5 vjet prej që jemi martuar. Unë nuk mund të rikujtoj se përse kam pranuar të martohem. Ne asnjëherë nuk i kemi propozuar njëri tjetrit, e lemë të flasim për këtë gjë. Asnjëri nuk ishim për tu martuar, as unë as ti. Ne ishim martuar më shumë sepse dëshironim t’i mbanim të lumtur prindërit tanë.

Në fillim, unë isha i “lumtur” me idenë, por përderisa data e dasmës afrohej, aq më shumë irritohesha. Përgjatë tërë ceremonisë së dasmës nuk isha i lumtur, por e ngushëlloja vetën duke thënë se në fund gjithçka do rregullohet.

Muajt e parë të martesës ishin pak të mirë, të njoftoja me disa shokë dhe provonim të njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, gjithmonë kishte diçka në kokën time që më thoshte se diçka nuk është duke shkuar në rregull, transmeton lajmi.net.

Askush nga kolegët e punës dhe shokët jo aq të afërt nuk e din se jam i martuar. Për botën e jashtme, ti je një sekret, nuk ka asgjë në Facebook që na lidh ne dyve. Çiftet tjera i ndërrojnë llogaritë e Facebook-ut, postojnë fotografi së bashku, postojnë detaje të përvjetorëve, pushimeve etj. Unë jo!

Unë kujdesem për ty, punoj për ty, të blej gjithçka që dëshiron – mirëpo nuk kam ndonjë lidhje emocionale me ty. E vërteta është se unë asnjëherë nuk të kam dashur ashtu siç duhet, e as nuk ta kam kthyer dashurinë që ti e ke për mua. Është e dhimbshme të të shikoj ty në sy tek më thua “të dua”. Kur unë të them “të dua” është më ndryshe, ka mungesë emocionesh. Së fundmi, ne nuk jemi asgjë tjetër pos shokë të mirë. Pas 5 viteve unë ende nuk e di se cila është ngjyra jote e preferuar. Gjë që është diçka bazike për të gjithë çiftet normale, transmeton lajmi.net.

Jeta jonë seksuale është pothuajse jo ekzistente, në 18 muajt e fundit ne kemi bërë seks vetëm tre herë, gjë të cilën e ke ‘urdhëruar’. Si mashkull, një shok njëherë më kishte treguar sesa shpesh bën seks me partneren e tij. Unë ndihesha i mërzitur kur e dija rutinën e tij. Si një 30 vjeçar, unë dua të bëjë seks rregullisht, por jo me ty. Unë dua të bëjë seks me dikë që më tërheq, me dikë që kam lidhje emocionale. Unë thjeshtë nuk mund ta detyroj vetën që të të prekë në një aspekt të tillë.

Vitin e kaluar ti e vizitove familjen tënde për pak javë. Unë mbeta vetëm, isha shumë i lumtur. Shumica e njerëzve bëhen nervoz kur mbesin vetëm në një shtëpi, mirëpo unë doja të luaja mendsh nga gëzimi. Në zemrën time unë shpresoja që ti të mos ktheheshe, transmeton lajmi.net.

Unë e di se ti do bësh gjithçka të më mbash të lumtur, fatkeqësisht, mirëpo unë nuk dua të jem me ty më. Gjërat e mira, të cilët më kishin mbajtur të lumtur për pak momente, tani më irritojnë. Sidoqoftë, unë nuk kam guxim të të tregojë se dua divorcin. Nuk dua të të lëndoj, e as nuk e di se si të ulemi e të bisedojmë rreth kësaj.

Asnjëherë në jetë nuk kam menduar se do martohem e pastaj të kënaqem me idenë se do të kem divorc. Po të kishim mundësi ta kthenim kohën, asnjëherë nuk do isha pajtuar të martohemi. Më para do ndaheshim atëherë sesa të vendosi diçka vetëm për t’i bërë të lumtur prindërit e mi, transmeton lajmi.net.

Siç e thashë edhe më herët, nuk të dashuroj, po as nuk dua të të lëndoj. Nuk jam egoist, mirëpo jam shumë i pa lumtur në situatën e tanishme.

I joti…”

/lajmi.net