Lëkura e kësaj foshnje rritet 10 herë më shpejt se normalisht (Foto +18)

Harper Foy është personi më i ri në botë që vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës. Kjo sëmundje bën që lëkura e saj të rritet 10 herë më shpejt se sa është menduar për të. Pavarësisht se nuk ka asnjë kurë që mund të hidratojë trupin e foshnjes në fjalë, mjekët po bëjnë të pamundurën që ajo të jetojë normalisht.

Lifestyle

05/01/2018 11:09

Mjekët të cilët kanë qenë prezent në lindje menduan se kjo sëmundje nuk do ta linte të jetonte, por ajo tanimë i ka sfiduar shanset pasi së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të parë.

Lëkura e Harper Foy ndërrohet çdo katër orë, duke e bërë gjendjen e saj akoma dhe më pikëlluese. Mjekët nuk e kishin hasur kurrë më parë këtë gjendje dhe pak pas lindjes ata kanë lajmëruar prindërit e vogëlushes që do të jetë e pamundur mbijetesa e saj.

Pas lindjes Harper Foy ka qendruar një muaj në spital, por pas disa marrëveshjesh u lejua që më në fund të shkonte në shtëpi. Vogëlushja ka vazhdimisht nevojë për të hidratuar lëkurën e saj në mënyrë që ta mbajë gjallë atë./tvklan