Lekaj takon ambasadorin e Hungarisë, falënderoi për ndihmën ndaj Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Lajme

21/09/2017 16:17

Me këtë rast ambasadori Markusz, e uroi ministrin Lekaj për pozitën e re si ministër i Infrastrukturës, dhe i dëshiroi punë të mbarë, thuhet në njoftimin e MI-së.

Ndërsa, ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin Markusz, për vizitën e tij. Gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri konkretisht foli rreth projekteve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Hungarinë. Gjatë fjalës së tij ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin për gjithë ndihmën që ka bërë Hungaria për shtetin e Kosovës, deri më tani, transmeton lajmi.net.

Të dy bashkëbiseduesit Lekaj- Markusz, u dakorduan që të vazhdohet me thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovës dhe Hungarisë, në projekte të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. /Lajmi.net/