Lekaj: Opozita joserioze, nuk i frikësohemi mocionit

Ministri i Infrastrukturës nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, nuk u frikësohet paralajmërimeve të opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj

Lajme

27/08/2018 09:08

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lekaj ka thënë se këto pretendime të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë joserioze, duke shtuar se këtë refren ky subjekt politik e ka përsëritur prej ditës që Ramush Haradinaj është bërë kryeministër i vendit.

Lekaj ka bërë me dije se nëse opozita do ta kishte shumicën në Kuvend, atëherë Qeveria do të dorëhiqej.

Duke folur rreth procesit të dialogut Kosovë – Serbi, ai ka theksuar se Qeveria Haradinaj nuk pranon kompromise të reja në këtë proces.

“Prandaj çdo kompromis që e kalon pakon e Ahtisarit, Qeveria Haradinaj e konsideron të dëmshëm”, është shprehur Lekaj.