Lekaj: Ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse – Lajmi.net
Lekaj: Ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:46, 12 August 2017
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ndarja e dikastereve qeveritare është në fazën përmbyllëse.

Ai ka thënë për lajmi.net se konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë do të ndodhin në ditët në vijim.

“Qeveria do të konstituohet menjëherë pasi të bëhet konstituimi i plotë i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto zhvillime presim të ndodhin në ditët në vijim ,bazuar edhe në atë çka ka deklaruar kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Lekaj.

Kurse, i pyetur për çështjen e ndarjes së dikastereve qeveritare ndërmjet partnerë politikë, Lekaj ka thënë se kjo çështje tani është në fazën përmbyllëse.

“Sa i përket ndarjes së resorëve të ekzekutivit, ato tashmë janë vetëm në fazën përmbyllëse dhe nuk besojë që do të ketë diçka që do ta pengojë këtë proces”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: PAN, qeveria e re

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals