Lekaj i ashpër me opozitën: Po bëheni aleat të fqinjit verior

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, ka kërkuar nga partitë opozitare që të këndellen e të mendojnë ndonjëherë për shtetin e tyre. Lekaj ka thënë se Kosova duhet ta mbyll kapitullin e saj me Serbinë. Por, kjo sipas tij, mund të bëhet vetëm duke qenë unik dhe jo të përçarë.

Lajme

08/09/2018 19:52

Postimi i plotë në Facebook: 

Sa ishin në Qeveri, për dështimin në marrje të vendimeve të rëndësishme për vendin, fajësuan opozitën. Dhe përsëri, veçse tani në opozitë vazhdojnë të bllokojnë procese siç është mbyllja njëherë e përgjithmonë e çështjeve të hapura me Serbinë, duke i kontribuar vendosjes se paqës në Ballkan.

Për ditë me rradhë bojkotuat seancat e Kuvendit, duke pamundësuar krijimin e një grupi të përbashkët përfaqësues në bisedimet me Serbinë, dhe vazhdoni të fajsoni të tjerët.

Është momenti final të vendosni, ose jeni me Kosovën dhe institucionet e saj, ose në të kundërtën po bëheni (pa vetëdije) aleat të fqinjit verior.

Kosova duhet të përmbyll këtë kapitull dhe kjo mund të bëhet vetëm duke qenë unik dhe jo të përçarë, në ndjekje të simpatisë momentale nga elektorati.
Kthjelluni, e mendoni ndonjëherë për këtë vend, mjaft e shikuat vetëm veten tuaj.