Lekaj: Gjurmët e Shehut të pashlyeshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit, Hadi Shehu.

Lajme

12/03/2017 13:29

Lekaj ka thënë se gjurmët e Shehut janë të pashlyeshme.

“Hadi Shehu, aktorë i përmasave më madhore të kulturës mbarëshqiptare të artit, gjurmët e tij do të jenë të pashlyeshme në historinë e artit teatral, veçanërisht për Gjakovën, por edhe për Kosovën dhe mbarë hapësirat ku flasin shqip. Hadi Shehu do të mbetet padyshim aktori ynë më i madh, pa të cilin sot mbeti Gjakova, Kosova e krejt Shqiptarët. Të gjithëve do t’iu mungojë, por vetëm fizikisht, sepse trashëgimia që ka lënë prapa do ta bëjnë që të kujtohet gjithnjë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të aktorit Shehu”, ka shkruar Lekaj. /Lajmi.net/