LDK nuk hyri e vetme në zgjedhje

Isa Mustafa një ditë më parë tha se LDK-ja ka dalë parti e parë, por sipas tij, PDK ka më shumë vota për shkak të koalicionit paraprak.

Lajme

10/06/2014 15:34

Por njëjtë del të ketë bërë edhe LDK-ja.

Figuron se kjo parti kishin marrëveshje paraprake me tri subjekte politike, megjithëse nuk aplikoi për certifikim edhe me emrin e tyre, raporton Telegrafi.

Madje, nga të tria këto subjekte, LDK-ja vendosi kandidatë në listë, jo vetëm nën emrin e saj, por edhe të subjektit të tyre.

Partitë që janë inkuadruar në këtë subjekt janë Partia Demokristiane për Integrim me kandidat Zef Morina; Partia Nacional Demokratike Shqiptare me kandidat Bujar Abdullahu; dhe Partia Ekologjike me kandidat Arif Krasniqi.