LDK-ja bëhet bashkë! “Kurrë më mirë”, thotë Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një fotografi nga takimi që pati partia në shtëpinë e kryetarit të saj, Isa Mustafa.

Lajme

20/07/2018 16:16

Pas takimit, deputeti Abdixhiku, i cili ishte bashkë me një pjesë tjetër të Grupit Parlamentar në shtëpinë e shefit, ka shkruar se partia e tij kurrë s’ka qenë më mirë.

“Kurrë më mirë. Bashkë dhe të vendosur!”,  ka shkruar deputeti i LDK-së, shkruan lajmi.net.

Në këtë fotografi shihen të gjitha “grupet” e LDK-së. Aty është nënkryetari Lutfi Haziri, shefi i GP-së, Avdullah Hoti, deputetët Vjosa Osmani, sekretari Ismet Beqiri, nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, deputeti dhe ish kandidati i LDK-së për Prishtinë Arban Abrashi, deputeti Armend Zemaj dhe ish shefja e kabinetit të Mustafës sa ishte kryeministër, Vlora Dumoshi. /Lajmi.net/