‘Latino-amerikani’ Gecaj, e harron politikën, ia hedh valles (Video)

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe zëvendësministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, krahas angazhimeve politike ka gjetur kohë për tu relaksuar nga zhvillimet e nxehta politike, protagonist i të cilave është edhe ai.

Fun

21/09/2016 22:40

Ai në një video shihet në hotelin ‘Emerald’ duke kaluar një mbrëmje përshëndetëse të ambasadorit të OSBE-së në Kosovë.

Gecaj duket se është adhurues i ritmit latino-amerikan të vallëzimit, pasi shihet duke e kërcyer me plot elan, transmeton Telegrafi.

Lëvizjet e tij të lënë përshtypjen se ai është një valltar profesionist.