Lansohet promo zyrtare e Hardh Fest 2018

Tashmë është lansuar edhe promo zyrtare e Festivalit Hardh Fest 2018, që do të mbahet më 7, 8 dhe 9 shtator në Rahovec.

ShowBiz

31/08/2018 13:45

Promo zyrtare e edicionit të 17-të të festivalit “Hardh Fest” është e realizuar nga sponsori tradicional Artvision.  Për ilustrimin e promos është kujdesur Florent Pista ndërsa muzika është përpunuar nga Elton Dema Shtavica.

Ndërsa, Me peisazh piktoresk e me pamje kah vneshta, me atmosferën e jashtëzakonshme n’Konak t’Rahovecit, me paraqitjen e Rockerëve më të mirë të rajonit  si dhe me legjendën e Rockut, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, HardhFest do t’ju mirëpret me 7, 8 & 9 shtator në Rahovec.

Mos harroni, një gote verë shijon më shumë Me Pamje Kah Vneshtat.

https://www.facebook.com/hardhfest/videos/237688610280530/