Landi bën një gjest për t’u duartrokitur me rastin e ditëlindjes së djalit të Dr.Florit

Djali i këngëtarit të ndjerë, Dr. Florit, Danieli, dje festoi ditëlindjen e katërt.

ShowBiz

09/09/2018 09:20

Ashtu siç ju ka qëndruar afër prej momentit kur ai ka lindur, edhe kësaj radhe Landi ishte bashkë  me familjen e tij, shkruan lajmi.net.

Landi u argëtua bashkë me fëmijët e Dr. Florit dhe miqtë e tyre, duke u munduar që këtë datë t’ua bënte të paharruar.

Këngëtari ka publikuar në rrjete sociale disa imazhe ku shihet duke u argëtuar pa fund me fëmijët.

Edhe kësaj radhe, Landi ka dëshmuar se sa shumë e çmon mikun e ndjerë, ndërsa gjesti i tij ishte për t’u duartrokitur. /Lajmi.net/