Lamtumirë McGregor!

Dana White frikësohet se Conor McGregor do të pensionohet nga sporti luftarak.

Sport

29/11/2017 11:12

Presidenti i UFC, Dana White frikësohet se Conor McGregor do të pensionohet nga sporti luftarak.

McGregor ka festuar fuqishëm prej kur u mposht nga Floyd Mayweather në gusht.

Por, shifra e madhe e parave të përfituara ka bërë që White të mendojë se McGregor nuk do të rikthehet sërish në ring, shkruan “The Sun”, përcjell “lajmi.net”.

“Connor mund të mos luftojë më, ai ka qindra milionë dollarë në llogrinë e tij bankare, luftërat janë të këqija”, u shpreh ai. /Lajmi.net/