LajmiVOX: Kosova apo Kroacia? Flasin qytetarët (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Kosova apo Kroacia? Flasin qytetarët (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXSport 16:30, 4 October 2016
Edhe dy ditë na ndajnë nga ndeshja  shumë e rëndësishme e futbollit kosovarë.

Të enjten mbrëma në stadiumin e “Loro Boriçi’” në Shkodër, përfaqësuesja e e jonë e futbollit do të përballët me Kroacinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Kjo ndeshje po pritet me kureshtje të madhe nga kosovarët. Shumica e kosovarëve biletat tani më i kanë blerë. Ata pasnesër do t’ia mësyjnë stadiumit “Loro Boriçi’” në Shkodër për t’i dhënë përkrahje futbollistëve kosovarë.

Disa qytetarë për rubrikën “LajmiVOX” janë shprehë të vetëdijshëm se skuadra nga Kroacia është më e fortë, por nuk e fshehin dëshirën që të fitojë Kosova. Qytetarët thonë se fitorja e Kosovës në këtë ndeshje do të jetë një surprizë shumë e këndshme për ta.

“Shumë i dyshimtë jam se kush do të fitojë. Sepse të dy ekipet janë të forta. Kroacia është mjaft e fortë. Unë mendoj 1 me 0 për Kosovën”, tha njëri qytetar.

“Pa asnjë mëdyshje do të fitojë Kosova”, tha për rubrikën “LajmiVOX” një qytetar tjetër.

“Kosova do të fitoj 3 me 0 për Kosovën”, tha tjetri qytetar.

“Unë mendoj që loja do të jetë barazim. Se kroatët janë shumë të mirë. I njoh kroatët si luajnë. E futbolli jonë dobët është nuk janë si ata”, thotë një tjetër.

“Loja ka me qenë shumë e vështirë për shkak që Kroacia ka marr pjesë në shumë lojë. Rezultati që unë dua është të jen baras”, tha një qytetar për rubrikën LajmiVOX.

Fjalët kyçe: Flasin qytetaret, Kosova, Kroacia

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master Japan
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2