LAJMI I FUNDIT: Kastriot Dermaku largohet nga Kombëtarja e Kosovës

Kastriot Dermaku është larguar nga Kombëtarja e Kosovës një ditë para ndeshjes me Ishujt Faroe.

Sport

09/09/2018 19:19

Trajneri Bernard Challandes në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes, ka konfirmuar se Dermaku është larguar nga kampi stërvitor për arsye personale.

26 vjeçari ishte grumbulluar për herë të parë te Kosova, ndërsa e ndoqi nga stoli sfidën e 7 shtatorit ndaj Azerbajxhanit.

Mbrojtësi Dermaku luan për Scandiano në Itali. Ai më parë e ka përfaqësuar ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë.

Përndryshe ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe që luhet të hënën fillon nga ora 20:45./Lajmi.net/