LAJMI I FUNDIT: Gjykata Supreme hedh poshtë ankesat e PDK-së për Prizren dhe për Klinë – Lajmi.net
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Supreme hedh poshtë ankesat e PDK-së për Prizren dhe për Klinë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:24, 7 December 2017
Gjykata Supreme
Gjykata Supreme

Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

  • Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
  • Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë.

Pas këtij vendimi, zyrtarisht kryetar i Prizrenit është Mytaher Haskuka i VV-së, kurse Zenun Elezaj kryetar i Klinës. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Gjykata Supreme, Klinë, pdk, Prizren.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion