Lajmi i fundit: Ramush Haradinaj lirohet me kusht

Arianit Koci, avokati i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ka konfirmuar për lajmi.net se klienti i tij është liruar me kushte nga Gjykata franceze, ku ishte duke u mbajtur me një flet arrest të Serbisë.

Lajme

12/01/2017 12:34

Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.