Lajçi: Nuk e kuptoj pse nuk po dërgohet në Kuvend versioni aktual i demarkacionit – Lajmi.net
Lajçi: Nuk e kuptoj pse nuk po dërgohet në Kuvend versioni aktual i demarkacionit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 22:57, 14 February 2018
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ali Lajçi ka theksuar se është i befasuar se pse po konservohet versioni aktual i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini ka theksuar se versioni aktual i demarkacionit do të duhej të dërgohej në Kuvendin e Kosovës, ku edhe sipas tij, do të merrte epilogun përfundimtar – të rrëzohej ose të kalonte.

“Në këtë rast rrëzimi i tij do të krijonte krijon kushte për negocim, sepse nuk do të kemi një variant që do të na rinte te koka, në kuptim të miratimit ose ratifikimit. Vetëm atëherë do të mendonim për variantin e qëndrueshëm dhe real të demaskimit të kufirit”, ka shtuar Lajçi. /

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO