Labinot Tahiri organizon pritjen e bashkatdhetarëve në Ferizaj (Video)

Labi do të mbledhë vendasit e Ferizajit për t'i bërë pritje kosovarëve që po vijnë nga vendet e jashtme.

ShowBiz

13/07/2015 15:52

Këngëtari Labinot Tahiri ka marrë iniciativën që të organizojë një pritje të madhe për bashkatdhetarët që po vijnë nga shtetet e jashtme, transmeton Lajmi.net.

Ai me një video të postuar në Facebook ka lutur qytetarët e Ferizajit dhe firmat e mëdha që ta mbështesin në këtë mbledhje që po planifikohet të bëhet në sheshin e Ferizajit.

Pritja do të bëhet më datën 20 korrik nga ora 19 dhe Labi shpreson që këtë vit të ketë sukses e më pas të mbetet edhe traditë.(Lajmi.net)