Kylie Jenner me portretin më të bukur familjar

Modelja, Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë në shkurt të këtij viti.

ShowBiz

22/11/2018 20:19

Kylie Jenner dhe ylli i basketbollit, Travis Scott në shkurt u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Storm, shkruan lajmi.net.

Dhe tani duket se çifti janë duke e shijuar pafund jetën familjare, e kjo dëshmohet më së miri me imazhin e fundit të postuar në rrjete sociale.

Supermodelja vjen me portretin më të bukur familjar e cila ndihet falënderuese për të gjitha gjërat që posedon.

Nga ana tjetër, Jenner cilësohet si njëra nga femrat më të pasura në botë për shkak të linjës së saj të kozmetikës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bqfe9MLHBjv/