Ky është prishtinasi që ua kalon edhe rusëve me ngjitje në lartësi (Video)

Fit Krasniqi, 21-vjeçari nga Prishtina ka goditur me videon më të fundit të realizuar.

Fun

07/09/2015 10:39

“Spidermani i Kosovës”. Kështu e kemi quajtur më herët Krasniqin dhe video e tij më e fundit na e ka vërtetuar këtë epitet.

Ai është ngjitur në njërën nga skelat më të gjata të Prishtinës dhe ka realizuar videon më poshtë, e cila padyshim se do ju rrisë adrenalinën, shkruan lajmi.net.

Këtë që ka realizuar ai, padyshim se do ia kenë zili edhe rusët, që janë më të famshmit në botë kur vie fjala për ngjitje në lartësi. (lajmi.net)