Ky është parashikimi i motit për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore.

Lajme

18/12/2018 07:35

IHMK bën të ditur se masat e ajrit të ardhura nga pjesa verilindore e kontinentit do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe gjatë ditës së martë, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative të temperaturave në dy vlerat ekstreme, shkruan lajmi.net.

Do të ketë vranësira të cilat do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar.

Sa i përket fushave barike ato do të ngritën mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Ky qarkullim i masave të ajrit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. /Lajmi.net/