Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaje mot i ftohët.

Lajme

02/12/2018 07:58

Temperaturat minimale do të jenë në -4 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të jenë 6 gradë Celsius, përcjell lajmi.net.

“Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/