Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Moti gjatë dy ditëve të fundjavës do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje shihu.

Lajme

19/05/2017 14:59

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasditen e së shtunës dhe të dielën parashihet të ketë ç’rregullim në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende  do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/