Ky është moti për fundjavë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër mbi vendin tonë do të kemi mot të qetë dhe me intervale të gjata me diell.

Lajme

14/07/2018 09:21

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale  parashihet të lëvizin ndërmjet  26-28 gradë Celsius.

Indeksi i UV do të jetë në vlerat e e rrezikut, kështu që personat që kanë  probleme me frymëmarrje dhe sëmundje tjera kronike nga ora 10-17 të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit, ose të marrin masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./Lajmi.net/