Ky është Horoskopi javor, nga sot deri në datën 10 janar 2016

DASHI 21 mars-20 prill Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire me partnerin dhe do e kuptojnë se e kane pasur gabim për ato qe kane menduar. Vetëm ata qe kane kohe qe kane debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen me mire këtë jave. Do realizojnë takimet e ëndërruara dhe…

Lifestyle

04/01/2016 15:44

DASHI

21 mars-20 prill

Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire me partnerin dhe do e kuptojnë se e kane pasur gabim për ato qe kane menduar. Vetëm ata qe kane kohe qe kane debate do mendojnë për ndarje. Beqaret do ndihen me mire këtë jave. Do realizojnë takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndiejnë me vetminë. Ne planin financiar situata do lere për te dëshiruar dhe kjo për shkak te pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jete periudhe e mire. Do keni imunitet dhe rezistence te mire fizike e morale. Ne pune yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet me me kujdes. Pas te mërkurës mund te fitoni edhe një pozicion te ri me më tepër te ardhura se me pare. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

DEMI

21 prill-21 maj

Jetesa ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bere ditën e marte dhe te mërkurë sepse partneri do jete me nerva dhe mund te këmbëngule për disa gjera. Me mire hapni rruge. Beqaret nuk duhet t’i japin fjalën dikujt apo te bëjnë premtime, por duhet te njihen sa me mire me ta para se te hedhin hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume përkujdes dhe maturi qe te mundeni edhe pse ne fakt do merrni para nga te afërmit. Për shëndet te mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta atleti. Do e shihni qe do ndiheni sikur keni rilindur. Ne pune do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet fale vendosmërisë dhe këmbënguljes.

BINJAKET

22 maj -21 qershor

Me ne fund këtë jave do afroheni me partnerin tuaj fale disa projekteve te përbashkëta qe do nisni. Keni për ta pare qe kur bëheni bashke jeni një skuadër e pathyeshme. Beqaret do realizojnë takime te reja ne disa mbrëmje ku do jene te ftuar. Ndonjëherë gjerat qe rrjedhin natyrshëm janë ato me te bukurat e me te veçantat. Ne planin financiar do reflektoni me kujdes para se te hidhni çdo lloj hapi dhe kjo do beje qe te mos keni tronditje. Shëndeti do ketë probleme te vogla. Ditët e para do keni shqetësime nga barku dhe nga shpina. Ne pune mos ecni kuturu, por ua vini njëherë veshin kolegeve te vjetër. Disa mund t’iu japin këshilla me vlere. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

GAFORRJA

22 qershor-22 korrik

Ne jetën tuaj ne çift do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve te fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju beje surpriza dhe propozime për diçka me serioze. Ata qe janë grindur do vendosin te qëndrojnë pak kohe larg. Beqaret nuk duhet te pranojnë asnjë ftese sepse do lëndohen. Ne planin financiar është momenti te këshilloheni me specialiste qe te mos keni te papritura. Shëndeti do jete disa dite i mire disa dite jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Ne pune do jeni ambicioze dhe te arsyeshëm. Gjithçka do ju ece me mire nga me pare. Familja e kënaqshme.

LUANI

23 korrik-22 gusht

Mos e gënjeni partnerin tuaj gjate kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dale ne drite një moment dhe situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret do realizojnë takime te papritura, por qe do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni qe edhe ëndrrat mund te realizohen. Financat do jene goxha te mira, megjithate vazhdoni te shpenzoni me maturi duke menduar edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jete e keqe, madje mund te ndiheni edhe me ne forme se një jave me pare. Ne pune do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për te arritur majat. Ne familje do ketë ndryshime dhe lajme te reja.

VIRGJERESHA

23 gusht-23 shtator

Do i përkushtoheni edhe me tepër jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe do e bëni partnerin te ndihet mire ne çdo moment. Durimi do jete një nga gjerat qe ai do e adhuroje. Për beqaret gjithçka do varet nga sjellja e tyre. Po u treguan te hapur dhe po nuk kërkuan perfeksionin kane për ta gjetur personin e duhur. Gjendja e financave do konsolidohet tej mase. Do jeni me te qete kur te shpenzoni. As shëndeti nuk do ketë shqetësime, përkundrazi do jeni energjike dhe plot imunitet. Ne pune do bëni mire te përqendroheni tek gjerat thelbësore, pasi po u morët me detajet do humbisni kohen kot dhe nuk do e përfundoni ne kohe detyrën e dhënë. Familja e qete e pa probleme.

PESHORJA

24 shtator-23 tetor

Kjo jave do jete shume me ndryshe nga me pare për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe do i pranoni gabimet qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime interesante te cilat kane për te ndryshuar rrënjësisht te ardhmen. Emocionet do shumëfishohen. Financat do jene akoma me te begata fale një trashëgimie qe do merrni. E kishit ëndërruar prej kohesh këtë gjë. Shëndeti për fat te keq nuk do jete i mire. Do keni dhimbje grykesh, dhimbje koke dhe do jeni pa fuqi. Beni vizita tek mjeku dhe merrni kura vitaminash. Ne pune do jeni ekip i forte dhe keni për ta përmbyllur me sukses atë qe keni arritur. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e mire.

AKREPI

24 tetor-22 nëntor

Nëse jeta juaj ne çift ka kohe qe nuk po shkon ashtu si duhet, kërkoni një mënyrë për ta sqaruar sa me pare situatën. Nëse zgjidhja e fundit është ndarja bëjeni këtë qe te jeni me te qete. Beqaret do afrohen shume me një mik te vjetër dhe nga fundi i javës pritet te ndodhe diçka e veçante. Ne planin financiar duhet vendosur një strategji strikte kursimi. Po vazhduat te shpenzoni do keni probleme. Shëndeti here do jete i mire dhe here me shqetësime. Mire do ishte te fillonin ndonjë diete te lehte, pa e ekzagjeruar. Ne planin profesional do ndërmerrni iniciativa te mëdha dhe do arrini shume afër qëllimit final. As jeta familjare nuk do jete asnjë problem.

SHIGJETARI

23 nëntor-21 dhjetor

Gjate kësaj jave nuk duhet te bini pre e intrigave te disa personave dhe te debatoni ashpër me partnerin tuaj. Xhelozia juaj do jete e pajustifikuar dhe do hapni probleme te kota. Beqaret do kenë takime te rëndësishme dhe shume shpejt do e ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene goxha problematike. Filloni menjëherë te ndiqni një strategji strikte sepse vetëm ne këtë mënyrë do ndalnit vështirësitë. Shëndeti do jete paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe nuk do ndiheni te qete. Ne pune do jeni me te vendosur se kurrë për te arritur atje ku dëshironi. Priten projekte te mëdha. Ne familje gjithçka do shkoje me se miri, mos u shqetësoni.

BRICJAPI

22 dhjetor-20 janar

Qe jeta juaj ne çift te jete sa me e mire dhe emocionuese këtë jave duhet te shtoni dozat e imagjinatës dhe pasionit. Mahniteni atë qe keni ne krah. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim, por as këtë jave nuk do e gjejnë personin qe kane ëndërruar. Mire do ishte te mos i besonit te gjitha fjalëve te bukura qe do iu thonë disa. Ne planin financiar si gjithmonë do shpenzoni pa maturi dhe situata do vazhdoje te jete e paqëndrueshme. Lodhja e madhe ne pune do sjelle probleme shëndetësore. Jo vetëm qe do jeni nervoze, por mund te keni dhimbje koke dhe shpine. Ne pune do jete jave e ngarkuar. Do bënit mire t’i merrnit gjerat shtruar sepse askush nuk do u dije për nder. Jeta familjare do jete me e mire se me pare.

UJORI

21 janar-19 shkurt

Ambienti ne çift pritet te jete i trazuar dhe i mbushur me debate gjate kësaj jave. Nuk do mungojnë as ofendimet. Kujdes! Beqaret do influencohen njëkohësisht nga shume planetët. disa do iu bëjnë me te hapur e disa te tjerë do iu frenojnë te dilni neper takime. Mire do ishte te ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet te jene te këqija. Do kryeni transaksione te rëndësishme. Situata shëndetësore nuk do jete ashtu si e prisnit. Mund te ketë luhatje tensioni te cilat nuk duhen neglizhuar për asnjë çast. Ne pune do jeni mjaft te frymëzuar dhe do merrni përgëzime nga shefat. Disa mund te kenë edhe rritje ne detyre. Jeta familjare do iu japë mbështetje ne çdo fushe.

PESHQIT

20 shkurt-20 mars

Do merreni vesh me mire me partnerin tuaj sot dhe do filloni te mendoni me tepër për te ardhmen. Me qetësi dhe dashuri gjithçka mund te kalohet. Beqaret me mire te njihen për disa kohe me personat qe do takojnë sepse po u nxituan kane për t’u zhgënjyer. Për financat do jene dite te paqëndrueshme. Nuk do arrini dot te shpenzoni as për gjerat me elementare. nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jete problematik. E vetmja gjë qe mund t’iu beje te ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë me shume vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni me te kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet. Jeta familjare do jete si një jave me pare./Horoskopi Shqip