Ky është burri i parë në Britani që është shtatzënë (FOTO)

Hayden Cross është burri i parë në Britani të Madhe që është shtatzënë.

Lifestyle

08/01/2017 18:38

Ish punonjësi i supermarketit ka lindur si femër, por para disa viteve ka filluar procesin e kalimit në gjininë mashkullore.Megjithatë, derisa ende e ka kapacitetin riprodhues të femrave, ka vendosur që të lindë fëmijë dhe gjeti një donator të spermës nëpërmjet Facebook, shkruan “The Sun”, raporton news.com.au.

Aktualisht është në javën e 16-të të shtatzënisë, dhe posa të lindë, do të heqë gjinjtë dhe vezoret.

“Unë shpresoj se Ministria e Shëndetësisë do të kuptojë se ne nuk na ka lënë asnjë zgjidhje tjetër përveç kësaj”, tha ai.

“Do të jem një prind vetë ushqyes, dhe unë nuk dua asgjë që komplikon marrëdhëniet tona. Unë do të mbetem vetëm, sidomos derisa fëmija të rritet. Kjo është sakrifica që unë duhet t’a bëj për foshnjen time, sepse unë dua që të ketë një jetë të sigurt”./GazetaExpress/