Kuvendi tregon arsyet e takimit mes Xhavit Halitit dhe Aida Dërgutit

Kuvendi i Kosovës ka sqaruar takimin e dy nënkryetarëve, Xhavit Halit dhe Aida Dërguti.

Lajme

13/03/2018 15:33

Sipas njoftimit të Kuvendit takimi i tyre ka ndodhur për shkak se ata janë paraqitur për të aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), e cila gjenden në Hotel “Sirius”, ku edhe është bërë fotografia.

Sipas njoftimit në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars 2018. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

Reagimi i plot i Kuvendit:

Gazeta online “Isajderi”, ka publikuar sot një shkrim lidhur me, siç thuhet, “një takim të Xhavit Halitit me Aida Dërgutin gjatë ditës së djeshme në një lokal në Prishtinë”, duke i dhënë këtij takimi konotacione politike.

Kuvendi i Republikës së Kosovës dëshiron të njoftojë se gjatë ditës së djeshme, nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, në orën 8:50 janë paraqitur për të aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), e cila gjenden në Hotel “Sirius”, ku edhe është bërë fotografia, gjatë kohës kur të dy nënkryetarët kanë qenë duke pritur për të aplikuar për vizë.

Nënkryetarët Haliti dhe Dërguti janë anëtarë të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars 2018. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti./Lajmi.net/