Kuvendi shkel Kushtetutën nëse e kalon demarkacionin

Shefi i Katedrës së Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës, Përparim Ameti, ka vlerësuar se versioni aktual i demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur defekte.

Lajme

27/05/2016 08:20

Në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ai u ka bërë thirrje palëve të ulen dhe të diskutojnë, duke thënë se ende ka kohë që ky proces të përmirësohet.

Ameti ka theksuar se, nëse Kuvendi i Kosovës e ratifikon marrëveshjen për demarkacion, do të bëjë shkelje të Kushtetutës meqë, sipas tij, dokumentacioni mbi bazën e së cilës është nënshkruar marrëveshja, ka qenë jo i rregullt.

Ameti ka deklaruar mosratifikimi i demarkacionit nuk e rrezikon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.