Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Avokatin e Popullit

Avokati i popullit nuk do të arrijë të zgjidhet nga kjo përbërje e Kuvendit të Kosovës. Kjo, për shkak të zvarritjes së procedurave dhe shpalles së shpejti të konkursit të ri, që do të marrë kohë sepse afati për të përcaktohet me ligj.

Lajme

10/04/2014 18:44

Shumë shpejt pritet të hapet konkursi i ri për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, proces i cili dështoi të kryhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, transmeton Kohavision.

Por, vonesat dhe zvarritjet në këtë proces kanë bërë që zgjedhja e mbrojtësit të të drejtave të popullit të shtyhet deri pas zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Konkursi i ri do të marrë së paku edhe një muaj tjetër, dhe vetëm pastaj do të mund të nisë përzgjedhja e emrave që dërgohen në Kuvend.

Partitë politike thonë se e kanë kryer punën e tyre dhe se gjithçka ka shkuar në bazë të ligjit dhe rregullores. Por rregullorja, që është akt nënligjor, ishte përdorur kur u vendos të shpallet konkursi i ri, e jo të shkohej në votim, transmeton KTV.